Aksident i randë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Nji aksident i randë trafiku ka ndodhë në Vushtrri, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, ku për pasojë kanë mbetë 10 persona të lënduem.

Rastin e ka konfirmue edhe zadhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka kallxue se shkaktar i aksidentit ka qenë veprimi i pakujdesshëm i njanës nga automjetet.