Aksident i randë në rrugën Shtime-Prishtinë, nji i vdekun dhe tre të lënduem

Nji aksident me fatalitet ka ndodhë në orët e vona në magjistralen Shtime-Prishtinë, në katundin Grackë, në të cilin si pasojë, nji person ka humbë jetën dhe tre të tjerë janë lëndue, transmeton kp.

Viktima që ka humbë jetën asht nji djalë i moshës së re. Ai asht dërgue në Qendrën Emergjente pa sheja jete. Bashkë me të asht dërgue edhe baba i tij, i cili ka pësue lëndime trupore.

Zadhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për kp e ka konfirmue aksidentin, por jo edhe pasojat në njerëz.

“Mundem me ju konfirmue se: Në rrugën Lipjan – Shtime, konkretisht në Grackë e Re asht shkaktue nji aksident i randë komunikacioni rrugor me pasoja Fatale. Të përfshime në këtë aksident janë tri (3) automjete. Njësitet relevante të policisë kanë dalë ne vendin e aksidentit dhe po hetojnë rrethanat dhe shkaqet që kanë que deri te ky aksident i randë. Për pasojat në njerëz dhe shkallën e lëndimeve të tyne ju lutem adresoheni në QKUK”, tha ai.