Aksident i randë në Skenderaj, ka të vdekun

Mbramë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj ka humbe jetën nji person si pasojë e nji aksidenti në trafik.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmue zadhanësi i policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka tregue se aksidenti ka ndodhe në segmentin rrugor në katundin Klinë e Mesme.

Një veturë me targa vendore në rrethana ende te panjohura është perplasur në mbrojtëset e rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën një pasagjere e moshës 50 vjeçe”, ka thanë Zahiti.

Ai ka ba të ditun se edhe katër persona tjerë kanë pësue lëndime, e të cilët po trajtohen në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.