Aksident i randë në Slivovë të Ferizajt, ka të vdekun!

Nji person ka humb jetën gjatë nji aksidenti trafiku që ka ndodh të Martën rreth orës 17:20 në fshatin Slivovë të Ferizajt.

Policia njofton se te aksidenti ka ardh derisa ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale 22 vjet tue mos pershtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, kishte humb kontrollin ndaj vollanit dhe kishte godit dy kambësore të cilat marrin lëndime serioze.

“Të lënduemet dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 19:00, nga personeli mjekësor jemi njoftue se viktima E.A.(f/sh/k 47 vjet) nga lendimet e pësueme ka ndrrue jetë dhe me urdhën të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dergohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Hetuesit policorë janë tue zhvillue hetimet lidhun me rastin, ndërsa i dyshuemi,me urdhën të prokurorit asht ndalue për 48 orë.