Aksident i randë në Velipojë, 4 të vdekun!

Nji aksident tragjik asht regjistrue mëngjesin e sotëm në Velipojë.

Katër persona kanë humb jetën si pasojë e daljes nga rruga të mjetit me të cilin po udhëtonin.

Simbas informacioneve të para, kerri me targë AA767HF ka dalë nga rruga dhe ka përfundue në kanalin e hidroforit, raporton Shekulli.

Për pasojë kanë humb jetën katër persona: 3 mashkuj dhe 1 femen.

Mesohet se viktimat janë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë.

Policia po kryen hetime në vendin e ngjarjes.