Aksident në Skenderaj, 1 i vdekun e 6 të lënduem!

Nji person ka ndrrue jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbasi që kishte marrë lëndime n’aksidentin e trafikut që ka ndodh n’orët e mbramjes së djeshme në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj.

Burimet e DrenicaOnline mbrenda policisë kanë tregue në këtë aksident se kanë qenë të lenduem shtatë persona të cilët mbas ndihmës së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërgue për në QKUK.

Policia ka arrestue shkaktarin e këtij aksidenti e që asht personi me inicialet B.K 32-vjeç ndaj të cilit prokurori ka dhanë urdhën me u ndalët në paraburgim.