Aksident tragjik në Gjakovë: 16 vjeçari mbytë dy persona me kerr

Nji aksident i randë trafiku ka ndodhe sot në mbramje në periferi të katundit Rogovë të rajonit të Hasit, komuna e Gjakovës, ku kanë humbe jetën dy kambësorë, nji grue 55 vjeçe dhe mbesa e saj 12 vjeçe.

Komunikata e policisë:

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humbin jetën dy persona
Aksident me fatalitet në Gjakovë, humbin jetën dy persona
INDEKSONLINE E hënë, 07 Gusht 2017 21:07
Rreth orës 18:40 minuta në rrugën lokale në periferi të fshatit Rogovë të Gjakovës ka ndodhur aksident i rënd i komunikacionit, humbin jetën dy këmbësor. Deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B. lindur më 2001 duke drejtuar automjetin udhëtaresh me tabelaë Zvicrës dhe duke mos ju përshtatë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur dy këmbësor të cilët nga lëndimet kanë humbur jetën në vend ngjarje. Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku në vend ngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer.

“Viktimat në këtë aksident janë:

Gj. K. lindur me 1962 femër Shqiptare/Kosovare dhe mbesa e saj D, lindur me 2005 femër Shqiptare/Kosovare.

Kurse lëndime kanë pësuar: B. lindur me 2001 mashkull Shqiptar/Kosovar

B. lindur me 2001 mashkull shqiptar/Kosovar

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”,