Aksident në Rrugën e Kombit, vdes 51-vjeçari nga Kosova

Pamje Arkiv

Nji aksident i randë ka ndodh paraditen e sotme në Rrugën e Kombit, në vendin e quejtun Ura e Munazit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, n’aksin Rubik-Milot.
Dy kerre janë përplas me njana-tjetrën dhe si pasojë nji 51-vjeçar prej Kosove ka mbet i vdekun, ndërsa dy të tjerë janë plagos randë. Mësohet se njani prej kerreve asht me targa të Kosovës.

“Kerri “Renault” me targa 01-203 IA dhe mjeti me targa AA425IG janë përplas me njani-tjetrin dhe si pasojë ka mbet i vdekun drejtuesi i kerrit “Renault”, shtetasi Melazim Bytyqi, banues në Leshan – Kosovë, 51 vjet. Janë damtue shtetasja B.M., 31 vjet dhe 1 fmi- 6 vjet, që ndodheshin në kerrin “Renault”. Ataj janë nis për në Spitalin e Traumës”, informon policia.

 

Aksident tragjik në Rrugën e Kombit. 2 të vdekun e 2 të plagosun

Nji aksident tragjik ka ndodh në rrugën e kombit e cila ka shkaktue dy të vdekun dhe dy të plagosun.

Nji veturë me targa të Kosovës dhe nji veturë tjetër janë përplas me njana-tjetrën me pasoja fatale.

Viktima, simbas deshmimtarëve të rastit janë nji fmi 8 vjet dhe nji burr 35 vjet.
Arsyeja e aksidentit raportohet paraprakisht të jetë parakalim i gabuem i nji veture e cila ka godit ballë për ballë veturën tjetër.