Aksidenti ajror, vritet politikani kanadez

Jim Prentice, ish-kryeministri i Albertas, ishte në mesin e katër të vramëve në nji aksident ajror në Kanada.

Peter Eric James “Jim” Prentice shërbeu si kryeministër 16’t i Albertas nga viti 2014 deri në vitin 2015, si anëtar i Partisë Konservatore, shkruen Reuters.

Aeroplani në të cilën ai ishte tue udhëtue, u zhduk nga radarët menjiherë mbas ngritjes, t’Ejten. Nuk kishte të mbijetuem.

Ish-kolegu i tij, ish-ministër i financave Joe Oliver, e përshkroi atë si “të përkushtuem” ndaj zgjedhësve të tij.

Ai la pas gruen dhe tre femijë.