Aksidenti me autobus në autostradën Shkup-Veles, nji i vdekun dhe 25 të lënduem

Nji person, i cili ishte ma randë i lënduem në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Veles, ndrroi jetë në KARIL në qendrën klinike Nënë Tereza në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Arben Taravari, përmes profilit të tij në Facebook dha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranue gjithsej 27 pacientë të lënduem nga autobusi i përmbysun.

“Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike Shën. Naumi i Ohrit janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile, gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacient dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në klinikën Nënë Tereza janë sjellë 17 pacient prej të cilëve 4 në Karil një pacient me gjakderdhje abdominale, një me lëndim dhe dy me lëndime më të lehta. Për fat të keq një i aksidentuar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur”, informon Taravari.