Aksidentohet autobusi me turistë, 31 të plagosun në Gjermani (foto)

31 udhtarë janë plagos randë dhe 17 të tjerë mbeten të humbun mbasi nji autobus turistik u përfshi në flakë në nji autostradë në Bavari.

Policia gjermane njoftoi se aksidenti i randë ka të ngjamë me shkaktue vdekje të shumëfishta.

Autobusi, që mbante 46 udhëtarë dhe dy shoferë, shpërtheu në flakë mbasi u përplas me nji kamion, në autostradën e qytetit bavarez Muenchberg, njoftoi policia lokale në nji deklaratë të Hanën.

Helikopterë dhe ambulanca jane në vendin e ngjarjes për me shpëtue të plagosunit dhe autostrada “A9” u mbyll në të dyja drejtimet.

Policia tha se disa njerëz u plagosën randë gjatë përplasjes, por se nuk ishte në gjendje me dhanë menjiherë detaje të matejshme.

Image