Aksioni “Fshisa” pastron 5 prona të uzurpueme, zbulohet se të kujt janë

Tri lokale afariste në Ferizaj, të uzurpueme në mënyrë të kundërligjshme, dhe nji objekt në Mitrovicë e nji tjetër në Vushtrri, janë lirue gjatë nji operacioni policor të koduem me emnin “Fshisa”, i ndërmarrë me urdhën të Prokurorisë së Shtetit dhe Themelores.

Mbas lirimit të pronave, në konsultim dhe me vendim të prokurorëve kompetent, në të dy rastet janë iniciue raste penal ndaj personave të dyshuem.

Por, Indeksonline mëson se tri pronat e lirueme në Ferizaj janë të Hajrush Miftarit.

Operacioni është zhvilluar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku me këtë rast janë liruar tre lokale afariste në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, Ferizaj, ku në këtë mënyrë të kundërligjshme ishin uzurpuar nga i dyshuari Hajrush Miftari. Të gjitha këto prona kanë qenë të uzurpuara që nga viti 1999 e deri më tani, me urdhër të gjykatës të gjitha këto prona i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit”, mëson Indeksonline.

Pronat e lirueme në Ferizaj janë: D.P. “Leli”, “Antika” dhe Mobi Shop “Edi”, të gjitha këto në pronësi të Hajrush Miftarit.

Ky asht njoftimi i plotë i Policisë:

Me 20 maj 2016, Prokurori i Shtetit, Prokuroritë Themelore dhe Policia e Kosovës pas hetimeve të kryera dhe grumbullimit të provave materiale, përmes planit operacional të koduar me emrin ‘FSHESA’, kanë ndërmarr veprime konkrete për lirimin e disa pronave publike të uzurpuara në dy rajone të Kosovës.
Operacioni i parë është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku janë liruar tri lokale afariste, të uzurpuara në mënyrë të kundërligjshme .
Të gjitha këto prona të cilat kanë qenë të uzurpuara deri më tani, me urdhër të gjykatës kompetente i janë nënshtruar procesit të sekuestrimit.
Me vendim të Prokurorisë Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme” neni 332–KPRK-së dhe procedohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa operacioni i dytë është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku është arrit të lirohen dy objekte të uzurpuara, në dy lokacione të ndryshme, njëra në qytetin e Vushtrrisë dhe tjetra në qytetin e Mitrovicës.
Pas lirimit të pronave, në konsultim dhe me vendim të prokurorit kompetent edhe në rastin e dytë është iniciuar rast penal ndaj personit të dyshuar.
Në të dy rastet procedura penale kundër uzurpatorëve do të zhvillohet më tutje pranë gjykatave kompetente.
Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës informon opinionin se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se mbesim të përkushtuar për sundim të ligjit dhe rendit në Republikën e Kosovës.