Aksioni policor për konfiskimin e pasunisë së fajdexhijve në Prizren

Foto Arkiv

Siç transmetoi Rubrika “Policia”, nji hotel, nji restorant dhe nji pronë luksoze janë konfiskue gjatë këtij aksioni në rrethin e Prizrenit.

Në nisje të aksionit, majori Rexhep Fetahu ka deklarue se operacioni ka për qëllim luftimin e krimit të organizuem.

Ndërsa, në detaje të tjera, përgjegjësi i hetimit të rastit, ka shpjegue ecurinë e hetimit, përfshi arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimit të disa aseteve në nji operacion të zhvilluem gjatë vitit të kaluem.

Tutje, kapiteni policor ka sqarue se, hetimet financiare kanë rezultue me zbulimin edhe të katër pronave të tjera, të cilat janë konfiskue gjatë aksionit të javës së kalueme.