Akt qytetar, familja shqiptare i gjen 115 mijë euro, i dorëzon në polici (video)

Nji familje turistësh shqiptar në Llogara, gjen nji sasi prej 115 mijë euro dhe i dorëzon në Polici.

Policia e Vlorës i falënderon për aktin qytetar.

Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestrue shumën monetare prej 115 mijë euro dhe ka procedue penalisht dy shtetas ukrainas për mosdeklarim të ardhunash në Pikën e Kalimit Kufitar!

Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nis hetime intensive lidhun me nji çantë personale, në mbrendësi të saj me vlera monetare, në nji sasi prej 115 mijë Euro, të gjetun në zonën e Llogarasë.

Konkretisht: Çanta asht gjet prej nji familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë strukturave policore.

Lidhun me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonue nji tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara asht harrue nji çantë me vlera monetare prej dy shtetasve ukrainas.

S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjet, banues në Ukrainë.

Materialet u referuen në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikue nga neni 179/a të Kodit Penal.

 

Shperndaje në: