Aktakuzat e para të Speciales, deri në fund të vitit

Gjykata Speciale pritet që aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK’s, t’i ngrejë në fund të vitit 2016, eventualisht në fillim të vitit 2017, shkruen nji e perditshme lokale.

Kjo do të ndodhë nëse mbrenda gjashtë muejve Gjykata Speciale arrin të kompletohet me stafin e nevojshëm dhe arrinë t’i sigurojë mjetet financiare.

Presidentja Atifete Jahjaga ka ratifiku marrëveshjen me Holandën, shtet ky në të cilin do të vendoset Gjykata Speciale.

E para e shtetit, e ka ratifiku marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim të marrëveshjeve tue u bazue në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.