Aktakuzat e para të Speciales, nga vjeshta e 2018?

Aktakuzat e para të Speciales nuk pritet të ngriten para vjeshtës së vjetit të ardhshëm.

Këtë e ka thanë për Klan Kosovën nji burim i njoftuem mirë me zhvillimet në Hagë, ku asht selia e gjykatës në fjalë, e cila ndryshe njihet si Dhomat e Specializueme dhe Zyra e Prokurorit të Specializuem.

Ma herët asht thanë se aktakuzat e para kanë m’u ba publike në Kallnor të vitit 2018.

Burimi në fjalë ka thanë se kjo mundet me idhnue Serbinë, e cila, simbas tij, ka dërgue në kryeqytetin holandez ma tepër se 80 mijë faqe dosje.

Këtu përfshihen materiale me të cilat Beogradi pretendon me vërtue pretendimet e raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marti, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryeme në Kosovë, gjatë luftës.

 

Shperndaje në: