Aktakuzë kundër 3 personave që donin të shkonin n’ISIS

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngrit aktakuzë kundër të pandehunve T.I, I.Z dhe N.Z, për vepër penale, bashkimi apo pjesëmarrja n’ushtrinë ose policinë e huej, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

 
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale, asht vertetu fakti se të pandehunit, së pari janë marrë vesh që të takohen te Stacioni i autobusëve në Prishtinë, me qellim që të udhëtojnë për në aeroportin e Shkupit në Maqedoni, e pastaj nga ai aeroport të fluturojnë n’aeroportin e Stambollit në Turqi, për të udhëtu për në shtetin e Sirisë, për t’ju bashkangjit organizatës terroriste ISIS.

Të pandehunit, kur kanë arritë n’aeroportin e Stambollit, i kanë ndalu autoritetet e Turqisë dhe mbasi që kanë dyshu se të njajtit do të udhëtojnë për në Siri, i kanë kthye mbrapa përmes aeroportit të Shkupit ku të njajtit përmes pikës kufitare në Han të Elezit kanë hy në Kosovë ku dhe janë ndalu nga Policia e Kosovës.

Aktakuza asht ngrit nga nji prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozu gjykatës që të pandehunit të shpallen fajtorë për veprën e kryer penale dhe të denohen simbas ligjit.