Aktakuzë kundër 9 shokëve të Lavdrim Muhaxherit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër 9 personave, V.I., B.I., L.V., F.G., K.P., A.A., L.G., L.M. dhe B.P.

Simbas aktakuzës, të pandehunit V.I., B.I., L.V. dhe F.G., me qëllim që seriozisht të tutin popullsinë, të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të shteteve të Ballkanit e pastaj në territorin e tyne të krijojnë Shtetin Islamik, me dashje i janë përgjigj thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS të pandehunit Lavdrim Muhaxheri, me kry nji vepër terroriste, ashtu që mbasi që i njajti përmes kontakteve të rregullta me të pandehunin V.I., me anë të internetit – aplikacionit Telegram, këtij të pandehunit i ka ba thirrje me kry sulmin terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve nga Izraeli të cilët duhej të vinin në Shqipni, në qytetin e Shkodrës, për me zhvillue ndeshjen futbollistike mes ekipeve të Shqipnisë dhe Izraelit më 12 Nandor 2016.

Me këtë, në bashkëkryemje e kanë krye veprën penale kryemje e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 lidhun me nenin 145 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.