Aktakuzë kundër drejtorit t’Inspekcionit dhe nji inspektori në Prizren

Departamenti për Krime të Randa në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngrit aktakuzë ndaj B.H. dhe E.B., për veprën penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, si dhe për veprën penale ‘uzurpim i paligjshëm i pronës së paluejtshme’.

Simbas aktakuzës i pandehuni B.H. nga data 10.09.2016 e deri tash në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prizrenit, tue e shfrytëzue detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushë detyrat e tij zyrtare të përcaktueme me ligj, me qëllim të përfitimit të dobisë pasunore për vete, tue mos ndërmarrë masat e duhuna në pajtim me autorizimet e tij ligjore për largimin e aneks-konstruktit metalik të vendosun si vazhdimësi e lokalit, pronar i së cilës asht vet i akuzuemi, e cila gjendet në zonën e mbrojtun të qytetit.

 

Shperndaje në: