Aktakuzë kundër Fatmir Limajt, qe tash për çka!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngrit aktakuzë kundër të pandehunit, Fatmir Limaj, për veprën penale: Krimi i Luftës kundër popullatës civile nga neni 142 të LPJ (ligji i aplikueshëm), gjegjësisht krimet e luftës për shkelje të randë të nenit 3 përbashkët me Konventën e Gjenevës nga neni 120 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 1 lidhur me nenin 129 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2 të Kodit Penal të Kosovës.

Simbas aktakuzës, rasti ka të bajë me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, të cilët me datë 02 Nandor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutue në hymje të fshatit Kravasari.

Aktakuza e ngarkon të pandehunin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i UÇK’s dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme mbrenda kompetencave të tij për me parandalue apo për me ndalë vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Simbas Aktakuzës, i pandehuni Fatmir Limaj , i ka pa kufomat e viktimave dhe e ka ditë për krimin e kryem, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarrë masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjiherë nuk e ka paraqit te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.