Aktakuzë kundër Ferid Aganit, arsyeja asht kjo!

Agani

Prokuroria e Shtetit ka ngritë aktakuzë kundër ministrit Ferid Agani.

Aktakuzë asht ngritë po ashtu, ndaj ish-drejtorit të QKUK’s, Zijadin Gashi dhe 62 mjekëve e personave tjerë të lidhun me të ashtuquejtunin rasti “Stetnta”.

Në këtë aktakuzë janë përfshi 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Në mesin e 60 personave fizikë janë akuzuar: nji ministër, nji sekretar i përgjithshëm i nji ministrie, 44 mjekë dhe nji infermier, të punësuem në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punue ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku nji numër prej tyne janë udhëheqës ose aksionarë të këtyne institucioneve private shëndetësore.