Aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve komunal të Drenasit, për çka dyshohen!

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Njisiti i Krimeve Ekonomike dhe Korrupcion, ka ngrit aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër të pandehunve H.XH.TH, drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Kuvendin Komunal në Drenas, SH.B, zyrtar certifikues në Kuvendin Komunal në Drenas V.J, zyrtar në Kuvendin Komunal në Drenas dhe N.B pronar i nji firme private.

Tre të pandehunit e parë akuzohen se në bashkëkryemje kanë krye veprën penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhun me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë’s, ndërsa i pandehuni N.B akuzohet se u ka ndihmue te pandehunve si persona zyrtar në kryemjen e veprës penale:
Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhun me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë’s.