Aktakuzë për 4 zyrtarë për keqpërdorim të pozitës dhe uzurpim të pronës

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngrit aktakuzë kundër katër të pandehunve B.K., B.B., I.S. dhe F.H., për veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” si dhe për veprën penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Kjo asht komunikata e plotë:

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe B.B., në cilësinë e personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie nga personi tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Me këto veprime të pandehurit B.K. dhe B.B., kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, I.S., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar dhe shfrytëzuar pronën e paluajtshme në sipërfaqen prej shtatë ari, nga data e pavërtetuar deri në fillim të vitit 2015, të personit tjetër, pronë kjo e evidentuar si pronë publike.

Më pas, i pandehuri I.S. pronën ia ka shitur të pandehurit F.H. për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro pa pasur fletë poseduese nga kadastri.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri tjetër F.H., në mënyrë të kundërligjshme ka uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që në fillim të vitit 2015, pa kontratë të vërtetuar me shkrim dhe pa dokumentacion përkatës, ka blerë pronën në sipërfaqe prej 7 (shtatë) ari, për 35.000 (tridhjetepesëmijë) euro, nga i pandehuri I.S.

Me këto veprime dy të pandehurit I.S dhe F.H., kanë kryer veprën penale “uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.