Aktakuzë për Ukë Rugovën dhe 20 të tjerëve për krim t’organizuem

????????????????????????????????????

Djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Uka ka me u akuzue këtë javë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuem.

Insajderi ka mësue se lista e të akuzuemve të prokurorit Allen Cansick nisë me Ukë Rugovën, pasue nga Izet Beqiri, Azad Beqiraj, Fitim beqiri, Visar Beqiri, Florian Petani, Kujtim Avdyli, Edison Idrizaj, Qefser Baholli, Liridona Beqiri, Hamza Beqiri, Driton Voca, Hamza Beqiri, Astrit Haraqija, Valon Selimi, Beg Shaqiri, Hasan Shaqiri, Azem Koskoviku, Alban Agushi, Haxhi Islami, Ragip Gashi dhe Fadil Ahmeti, që po hetohen nga Prokuroria për veprime që kanë të bajnë me shitje vizash.

Rugova ka me u akuzue për veprimtarinë kriminale që lidhet me vizat Schengen të lëshueme nga Ambasada Italiane në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka drejtue nji grup kriminal prej 21 personash.

Ngritjen e aktakuzës këtë javë e ka konfirmue Prokuroria e Shtetit.

“Ju informoj se lidhun me rastin për të cilin keni pyet aktakuza do të ngritët deri në fund të kësaj jave”, ka thanë për Insajderin, Liridona Kozmaqi – zadhanëse e Prokurorisë së Shtetit.

Prokuroria ka shfrytëzua afatit maksimal të hetimeve prej 30 muejsh në këtë rast për shkak të perfshimjes së shumë shteteve në këtë rast.

Afati i fundit për ngritje të aktakuzës asht nesër, me 18 Maj.

Ukë Rugova asht tue u mbrojt në liri.

Ai ka qenë deputet mandatin e kaluem.

Në këtë legjislaturë ndërkaq, mandat deputeteje ka fitue motra e tij Teuta, derisa vellai i tij i madh, Mendimi asht emnue zavendësministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Grupi i Rugovës dyshohet se për nji vizë italiane ka fitue nga 2700 deri në 3.500 euro.