Aktakuzë për Ukë Rugovën dhe të tjerët!

ukerugovaa

Prokuroria Speciale ka ngrit sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Randa në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër 20 të pandehunve në rastin “Rugova”.

Të pandehunit akuzohen për veprën e krimit t’organizuem në lidhje me veprën e kontrabandimit me migrantë.

“Veprat penale për të cilat asht ngrit aktakuzë pretendohet se janë krye pergjatë periudhës 2011 – 2014, dhe kanë të bajnë me shitjen e Vizave Schengen të BE’s të sigurueme përmes korrupcionit dhe prezentimeve të rrejshme”, thuhet në komunikatë.

Aktakuza asht ngrit prej nji prokurori nderkombëtare nga Prokuroria Speciale mbas hetimeve që ishin iniciue nga Njisia e Policisë Kufitare të Kosovës për Hetime, të cilat ishin krye nga ajo njisi së bashku me Policinë e EULEX’it.