Aktgjykimi për imamin Zekirja Qazimi qe kur merret!

zekirjaqqzimi

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Randa ka njoftue se nesër ka me vazhdue seanca për rastin e të akuzuemit Zekirja Qazimi, imami që dyshohet se ka rekrutu të rijtë për organizatën terroriste ISIS.

Kjo asht komunikata e plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave, ju njoftojmë se nesër e premte 20 maj 2016, duke filluar nga ora 15:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, Salla nr.II, vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në lëndën penale PKR.nr.54/15, lidhur me rastin e Z.Q, i akuzuar për dy vepra penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.
I akuzuari I.B për tre vepra penale, rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, si dhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve sipas nenit 374 paragrafi 2 ë KPRK-së.

Të akuzuarit S.T dhe B.B për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

I akuzuari J.K për veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe të akuzuarit L.K dhe I.K për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.