Aktivistët e VV’s përleshen me policinë në Mitrovicë, tentojnë me vnue nji mbishkrim te shtëpia e Veselit

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë përleshë me policinë në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë.

Deri te përleshja erdhi mbasiqë ata tentuen të shkojnë te shtëpia e familjes së kryekuvendarit Kadri Veseli.

Kjo ndodhi gjatë nji akcioni që Vetëvendosje ka ndërmarrë në Mitrovicë.

Lëvizja Vetëvendosje ka tentue që me vendos nji pano me mbishkrim “Perendimi nuk falët, veriu nuk ndahet” te shtëpia e kryeparlamentarit, Kadri Veseli në Mitrovicë.