Aktivistet Yazidi fituese të çmimit europian Sakharov

Aktivistet Yazidi, Nadia Murad dhe Lamiya aji Basharhave janë laureate të çmimit Sakharov të vitit 2016.

Njoftimi u ba i njohun më 27 Tetor në Strazbourg.

Murad dhe Bashar u rrëmbyen nga grupi ekstremist Shteti Islamik dhe u mbajtën skllave, kur fshati i tyne në Irakun Verior u mor nën kontroll nga militantët në vitin 2014.

Të dyja arritën të ikin dhe tash po promovojnë të drejtat e grave dhe të minoriteteve.

Murad ma heret gjatë muejit u nderue me çmimin Vaclav Havel për të drejtat e njeriut që u nda nga Asembleja Parlamentare e Këshillit të Europës. (PACE).

Ajo gjithashtu u nominue edhe për çmimin Nobel për Paqe.

Ceremonia e ndamjes së Çmimit Sakharov, do të mbahet në nji seancë plenare të Parlamentit Europian në Strazburg më 14 Dhetor.

I nominuemi i tretë ishte gazetari turk në mërgim Can Dundar.

Vitin e kaluem fitues i çmimit ishte blogeri saudit Raif Badawi, që u burgos për shkak të “fyemjes” së Islamit.

Çmimi ka vlerën prej 50 mijë eurosh dhe do t’i ndahet fituesit në ceremoninë e 14 Dhetorit në Strazburg.