Aktivisti i VV’s nga Shqipnia: Kisha serbe n’oborrin e UP’s duhet me u heqë

Nji aktivist nga Shqipnia Boiken Abazi, i cili mban pozitën e Sekretarit për Marrëdhanie me Jashtë, i Vetëvendosjes, ka ba thirrje për rrënimin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Ky zyrtar i Vetëvendosjes nga Shqipnia ka dhanë disa argumente se pse duhet heqë kjo kishë. Ai ka thanë se duhet heqë këtë kishë për të ndalue planet e sotme të Serbisë në Kosovë.

“Pseudokisha fashiste në mes të Prishtinës duhet heqë pikërisht për të ndalë planet e sotme të Serbisë në Kosovë”, ka shkrue Abazi, në nji tekst, në gazetën Zëri.

“Pseudokisha duhet heqë jo sepse na kemi urrejtje fetare, por sepse na urrejmë fashizmin që ajo simbolizon dhe të cilit i hap derën. Ata që janë të shqetësuem se mos tue heqë këtë simbol fazhizmi na prekim edhe memorien kolektive të popullit tonë, duhet të vetëdijesohen sa ma parë mbi faktin se arsyeja që e mban në kambë objektin e kësaj pseudokishe në mes të kampusit të UP’s nuk asht ruejtja e memories kolektive ndaj fashizmit të Serbisë, por tentativa për ta riaktualizaue këtë fashizëm përmes qeverisë së kriminalizueme të Kosovës”, ka shtue ai.