Aktivistja kosovare në Serbi: Obligim yni asht ta ndërtojmë nji t’ardhme në paqe për shoqnitë tona

Aktivistja kosovare e shoqnisë civile nga radhët e Institutit Demokratik të Kosovës, Jeta Krasniqi, ka thanë sot në Beograd se arrestimi i Nehat Thaçit nga autoritetet e Serbisë damtoi procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe t’ardhmen e shoqnive tona.

“Shpreh shqetësimin tim për arrestimin e nën-kolonelit të Policisë së Kosovës. Ky veprim ka damtue procesin e normalizimit ndërmjet dy shteteve. Unë kam ardhë, sepse besoj qe dialogu asht e vetmja mënyra qysh na duhet te përballemi me problemet tona, sepse besoj qe asht obligim i yni ta ndërtojmë nji t’ardhme në paqe për shoqnitë tona, pra kam ardhë për me i shtye përpara vlerat dhe besimin në paqe në mes dy vendeve tona”, ka thanë ajo.

Krasniqi, këtë e ka kërkue tue qenë pjesë e nji paneli me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të shoqnisë civile nga Serbia, në debatin e organizuem në kuadër të Forumit të Sigurisë në Beograd.

Krasniqi, e cila udhëheq projektin e KDI’s për fuqizimin e Kuvendit të Kosovës karshi dialogut Prishtinë-Beograd, kërkoi ndryshim të rrjedhës së dialogut në të mirë të gjeneratave të reja.

“E kaluemja s’duhet harrue, por obligimi i yni asht që të mos lejojmë që gjeneratat e reja të jetojnë me peshën e së kaluemes”.