Aktivitetet e dyshimta në Kosovë për pamvarësinë e Çamërisë (Dokument)

Njeriu që nji ditë ma parë në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), Festim Lato, paralajmëroi shpalljen e pamvarësisë së Çamërisë ka parapa aktivitetet që mendohet me qenë i dyshimtë, edhe në Kosovë.

Gazeta Fjala ka sigurue agjendën e tyne, të cilët planifikojnë me zhvillue aktivitet edhe në Kosovë, në kohën kur në Holandë ka me u shpall pamvarësia.

Ky aktivitet vlerësohet se kishte me përkeqësue edhe ma shumë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos që Lato në Shqipni simbas informacioneve akuzohet edhe si agjent i shërbimeve sekrete greke.

Burime të gazetës thonë se implementimi i kësaj agjende në Kosovë, kishte me kthye vendin në lajm ndërkombëtar tue e shfaqë si faktor destabiliteti për rajonin, por në të njajtën kohë kjo e damton edhe vetë kauzën çame, pikërisht tash kur ka fillue të përmendet edhe nga njerëz të randësishëm në Bashkimin Europian.

Festim Lato, në vitin 2005 kishte shpallë edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës asokohe i kishte shpërnda disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

Kjo organizatë kishte vendos% edhe disa eksplozivë që shpërthyen pa ndonji dam pranë shtyllave elektrike të tensionit të naltë. Kurse, në vitin 2006, ajo kishte dalë edhe në ekranet e televizioneve greke me flamurin shqiptar, ku disa persona të maskuem mbanin në krahët e tyne automatikët kallashnikovë, prodhim shqiptar.

came-3