Akuza e Fatos Bytyçit: Autoritetet serbe e dinë se kush e ka krye krimin

Fatos Bytyqi, vëllau i Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçit, të vramë 17 vjet ma parë në Serbi, në rrethana të pasqarueme, i akuzoi sot liderët serbë për mbrojtje të vrasësve.

Ai i tha agjencisë Associated Press se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ju ka premtue vazhdimisht zyrtarëve amerikanë se Serbia ka me zgjidhë rastin, por ai ka thye shumë premtime.

Autoritetet serbe “e dinë se kush e ka krye krimin, kush e ka urdhnue. Ata kanë prova dhe kanë dëshmitarë”, tha Bytyçi.

Vllaznit Bytyçi kanë qenë shtetas amerikanë dhe Washingtoni ka kërkue vazhdimisht drejtësi për ta.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic, ka pranue sot se rasti i ka randue marrëdhaniet midis dy vendeve.

Trupat e pajetë të vllaznëve Bytyçi janë gjetë në Qershor të vitit 2001 në nji varrezë masive në Petrovo Sello në Serbi.