Akuza e randë: Clinton asht ‘themeluese e ISIS’, asaj i takon nji çmim nderi nga terroristët

Donald Trump tha të Mërkurën se, Hillary Clinton “duhet me marrë nji çmim” nga terroristët për themelimin e Shtetit Islamik, tue pretendue se politikat e saj si sekretare shteti kanë çue në formimin e grupit.

“Hidhni nji sy në Orlando. Hidhni nji sy në San Bernardinos. Hidhni nji sy në Qendrën Botnore të Tregtisë. Hidhni nji sy në atë që po ndodh, dhe mandej të gjithë botën: Na e lamë ISIS’in me marrë këtë pozicion “, tha kandidati republikan për President, gjatë nji tubimi zgjedhor në Florida.

Ai renditi nji listë të metash në politikën amerikane në Libi dhe Lindjen e Mesme tue e hedhë të gjithë fajin mbi kundërshtarin e tij, Clinton.

“Ishte Hillary Clinton, ajo duhet me marrë nji çmim prej tyne si themeluese e ISIS’it. Kjo asht dobësia e saj, politikat e saj të dobëta, ato çuen në krijimin e Shtetit Islamik “, theksoi miliarderi Trump, dhe turma ju përgjigj tue e mbështetë.