Akuza e Vulin ndaj SHBA’ve, reagon ashpër ish ambasadori amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery tha se ishte i befasuem nga deklarata e ministrit serb, Aleksandar Vulin.

Ai tha se ishte i habitun se qysh Vulin tha se ambasadori i tashëm amerikan në Serbi, Kyle Scott paraqet kërcënim për sigurinë e kryeministrit, Aleksandar Vucic. Kjo erdhi mbas gjetjes së armëve në afërsi të shtëpisë së familjes së kryeministrit serb.

“Kjo asht deklaratë krejtësisht e marrueme dhe unë jam i habitun se qysh ministri i kësaj qeverie ka ba këtë deklaratë”, tha Montgomery, transmeton lajmi.net.

Sa i përket SHBA’ve, ai tha, se na besojmë se Serbia asht faktor i stabilitetit në rajon dhe gjaja e fundit që na mundemi me ba për këtë vend asht me rritë paqëndrueshmëninë.

Ai gjithashtu vuni në dokje se, Amerika ka marrëdhanie të mira më Serbinë, dhe se nuk e kupton se qysh asht e mundun me u ba nji deklaratë e tillë.

I pyetun nëse kryeministri Vucic duhet me u distancue nga deklarata e Vulinit, Montgomery, tha se nuk dëshiron me ndërhy në punët e mbrendshme të Serbisë.