Akuzat ndaj Haradinajt se qendron mbrapa rastit të Kumanoves janë shpifje ordinere

ramushharadinaj

Akuzat e Ministrit të Mbrendshëm të Maqedonisë se mbrapa ngjarjeve në Kumanovë, qendron Ramush Haradnaj me njerëzit e tij, janë shpifje ordinere të elementëve kriminalë të Qeverisë së Shkupit, simbas AAK’s.

“Haradinaj e askush nga njerëzit e tij, s’ka pasë asnji lidhje as me Kumanovën e as me ngjarjet tjera të kësaj natyre, të cilat janë sponzorizue nga vetë qarqet politike kriminale të Shkupit, kjo me qëllim të amnistimit të veprimeve kriminale që i kanë ndërmarrë vet”, thuhet në nji komunikatë për media të AAK’s.

Simbas komunikatës, Kosova ka marrëdhanie të mira me Maqedoninë dhe asht e interesueme me zhvillue fqijësi të mirë, por deklarata të tilla të pavërteta dhe nxitëse, janë në kundërshtim me fqijësinë e mirë.

“Prandaj, Qeveria e Shkupit duhet me u distancue nga deklaratat e Ministrit të vet, sepse ajo e di ma mirë se askush tjetër se kush qëndron mbrapa ngjarjeve në Kumanovë dhe zhvillimet atje, t’i emnoje me emnin që kanë”, thuhet në komunikatë.

AAK i bann thirrje edhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni, që me u distancue nga shpifjet e ministrit të Mbrendshëm maqedonas, dhe mos me ba sehir, por me e zbardhë skenarin e Kumanovës dhe rolin që kishin në këto ngjarje segmente kriminalë të pushtetit në Shkup.