Akuzat qesharake të mediave serbe për Daut Haradinajn: “Ka lidhje me Al Qaida dhe ISIS”

Mediat serbe vazhdojnë me qenë qesharake karshi Kosovës. Ato janë marrë me Daut Haradinajn, emnin e të cilit po tentojnë me ndotë me akuza qesharake.

Simbas këtyne mediave, Daut Haradinaj, ka lidhje edhe me Al Qaida’n dhe ISIS’in.

Po ashtu, ata e akuzojnë Haradinajn për vrasjen e nji polici serb të quejtun Miodrag Zotovic.

Akuzat nuk ndalen me kaq, mbasi që Daut Haradinajn e quejnë si njeriu që ka tutë serbët dhe shqiptarët në kampet e refugjatëve në kohën e luftës.

“Daut Haradinaj sa ishte anëtar i TMK ishte përgjegjës për koordinimin e punës me Al Qaida’n dhe ISIS’in” thuhet ndër të tjera në shkrimin qesharak serb./Indeksonline