Al-Qaeda: Vrajeni Bill Gates’in!

bill gates

Organizata terroriste Al-Qaeda i ka ftue militantët e saj me goditë ekonominë e SHBA’ve tue vra biznismena dhe ndërmarrësa amerikan.

inspire

Lajmi u botue në revistën e Al-Qaeda “Inspire”, ku ftohet për “vrasje profesionale”. Në tekst asht e përfshime edhe nji fotografi e Bill Gates e mbulueme me gjak.

090915_hitlist2

Instituti për hulumtimin e mediave në Lindjen e Afërt (Memri), tue thanë se e ka pase nji egzemplar të revistës, njofton se në lajm janë paraqit edhe informata në detaje në pregaditje dhe kryemjen e vrasjeve të shënjestueme, njofton Sky News.