Alarm për sulm në Parlamentin e Turqisë

Të gjithë të pranishmit janë largue nga ndërtesa e Parlamentit Turk në Ankara mbas alarmit se sulmi ndaj këtij institucioni ishte i pashmangshëm, simbas raporteve të medias lokale.

Parlamenti asht aktualisht i bllokuem dhe u mbyll menjhirë simbas raporteve.

“Na u njoftuem për nji sulm, Parlamenti asht tue u evakuue”, tha nji përfaqësues i Partisë Demokratike Popullore pro-Kurde në Twitter.