ALARM: Çdo i gjashti polic nën hetim për vepra penale!

Policia e Kosovës ka të punësuem 8981 punonjës, prej të cilëve 7885 janë zyrtarë policorë.

Nga këta policë, Inspektorati Policor i Kosovës gjatë vitit 2015 ka trajtue 1237 ankesa, që shumica prej tyne kanë qenë me shkelje disiplinore të Policisë së Kosovës, të cilat ma mbas janë bartë në Drejtorinë e Standarteve Profesionale.

Në nji intervistë për Televizionin Rrokum, zadhanësi i Inspektoratit Policor të Kosovës Arbër Beka, tha se mbas analizave 173 raste gjatë shqyrtimit të tyne, janë cilësue se kanë krye vepër penale, dhe 108 prej tyne janë dërgue me kallëzim penal.

Ai shtoi se Inspektorati Policor i Kosovës ka arritë që 93.1% të rasteve me elemente kriminale me i hetue dhe procedue tutje në Prokurori me kallëzim penal ose me raport të vecantë.

Sa i përketë akuzave që kanë ba partitë opozitare, me theks të vecantë Levizja Vetëvendosje për ndërhymjen e dhunshme të Policisë së Kosovës gjatë protestave të tyne, Beka shtoi se për ta asht ba nji inspektim i jashtezakonshëm.

E keto inspektime të jashtezakonshme i hodhi poshtë Levizja Vetëvendosje, tue thanë se krejt çka ka ba Inspektorati Policor asht dhanja e rekomandimeve për policinë.

E këtë gja e ka forcue edhe ma shumë, përmes nji konferencë për media anëtari i VV’s Sami Kurteshi, tu thanë se Prokuroria asht e kapun prej shtetit.