Alarm në Francë. Ushtria blindon Parisin, aeroportet dhe metrotë!

paris

Qeveria franceze ka urdhnue të blindohet Parisi, aeroportet dhe metrotë mbas 4 sulmeve të ndodhuna në Bruksel të Belgjikës mengjesin e sotshëm me 17 të vdekun e 40 të plagosun.

Franca ka dergu trupa shtesë ushtarake për të përforcu pikat strategjike në Paris, metrotë, stacionet e trenave dhe aeroportet.

Shefi i Sigurisë së Air France, Gilles Leclair, që drejton koordinimin me njisinë speciale kundër terrorizimit të Policisë Kombëtare, tha se udhëtimet jashtë vendit janë anulue.

“Terminalet janë pikat e dobëta t’ajrit, – tha ai, – sepse ato janë të hapuna në dispozicion të publikut.”

Tashma policia dhe drejtësia franceze janë tue ndihmu në këto momente, homologët belgë në gjurmimin e terroristëve që shkaktuen shpërthimet sot në Bruksel.

Alarmi asht vënë mbas 2 sulmeve n’aeroportin ndërkombëtar të Brukselit sot me 17 të vdekun (paraprakisht) dhe 2 të tjerëve në 2 stacione të ndryshme të metrosë që kalon në lagjen europiane të Brukselit: Në stacionin Maelbeek, me 10 të vdekun dhe në stacionin Schuman; ndërkohë, të gjitha stacionet, të trenave dhe metrosë, janë mbyll nga autoritetet.