Alarm në Rusi, vrahen dy të dyshuem si terroristë

Policia ruse asht vnue në alarm nga dy persona, të cilët nuk iu bindën urdhnit për me ndalue, të cilët u qëlluen mandej për vdekje.

Ngjarja ka ndodhë në nji kompleks banimi në Nizhny Novgorod në Rusinë qendrore, dhe simbas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, thuhet se dy të dyshuemit po pregaditnin sulm terrorist.

Të dy u qëlluen për vdekje nga policia. Ata udhëtonin me nji kerr Daewoo, ndërsa hetuesit po punojnë në vendin ku ndodhi ngjarja për me zbulue të tjera detaje. Nji person i tretë asht arrestue, i cili po merret në pyetje.

Në kerrin e dy viktimave kishte dhe nji objekt të dyshimtë, që u shkatërrue nga policia përmes nji shpërthimi të kontrolluem.