Alarm në Shtëpinë e Bardhë (video)

Shtëpia e Bardhë asht mbyll për herë të dytë këtë javë mbas nji alarmi të dhanë nga autoritetet amerikane.

Këtë të Martë, simbas mediave vendase, nji pako e dyshimtë asht gjetë pranë Shtëpisë së Bardhë, në cep të “Pennsylvania Avenue” dhe “Madison Place NW”.

Personat pranë vendngjarjes janë evakuue.

Të Hanën, dy persona u ndaluen, mbasi nji burrë hodhi “nji shejë dhe nji fletore” mbi gardhin e Shtëpisë së Bardhë në Avenue Pennsylvania, njoftoi Shërbimi Sekret. Objektet u shpallën “jo rezidente”.

Simbas disa raportimeve në media, nji nga objektet ishte nji qilim yoga. Sidoqoftë, kjo nuk u konfirmue nga Shërbimi Sekret.

Presidenti Donald Trump dhe Zoja e Parë nuk ishin prezent në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, mbasi morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 11 Shtatorit në Pentagon.

 

 

Shperndaje në: