Alarm n’Europë: Këto janë sulmet e mëdha që po planifikon ISIS

“Shërbimet e inteligjencës tuten se ISIS po planifikon me sulmue kishat n’Europë dhe në numrin e fundit të “Rumiyah”, revista e grupit ekstremist, shfaq nji pamje te katedrales së Drezdenit (Gjermani).”

Kështu shkruen britanikja “Daily Mail”, mbas konfirmimit se plani fillestar i celulës spanjolle ishte me goditë bazilikën “Sagrada Familia”.

Katedralja e Këlnit, konfirmon “Daily Mail”, asht izolue me blloqe betoni.

Ndërsa shefi i policisë së Drezdenit konfirmon se ka marrë nga “007-at” vendase dosjen për kërcënimin e ISIS.