Alarm për atentate terroriste gjatë Pashkëve n’Ankara

ankaraja

Policia turke bani nji paralajmërim mbi atentate të mundshme të grupit Shteti Islamik (ISIS) që synojnë kristianët dhe hebrejtë gjatë fundjavës së Pashkëve në Turqi, njoftoi sot agjencia Anadoll.

“Ky alarm kombëtar paralajmëron për atentate që mund të shënjestrojnë kisha që festojnë Pashkët të Diellën, por gjithashtu edhe sinagoga”, thekson agjencia zyrtare e lajmeve.

Policia paralajmëron se anëtarë të ISIS mund të kenë përgadit sulme ndaj vendeve të kultit si dhe konsullatave apo ambasadave, në veçanti në Ankara, dhe se organizatat fetare jo myslimane duhet të jenë të vemendëshme.