Alarm për bombë! Avioni nga Londra për në Lubjanë ban ulje emergjente

Pasagjerët e nji avioni londinez u evakuen mbas nji ulje emegjente në Gjermani për shkak të nji kërcënimi me bombë.

Aeroplani i nisun drejt kryeqytetit slloven të Lubjanës devijoi në nji aeroport në Gjermani, raporton “The Sun”.

Nji bisedë e dyshimtë ishte ndigjue nga nji pasagjer, i cili alarmoi avionin tue thanë se avioni shumë shpejt “ka me u çue n’hava”.

151 pasagjerët dolën shpejt nga aeroplani nga daljet e emergjencës.

Pas uljes në Gjermani, policia kontrolloi bagazhet dhe gjeti disa canta që nuk i përkisnin asnjërit prej udhëtarëve