Alarm për bombë në Aeroportin e Frankfurtit

Policia ka evakuue disa zona në Aeroportin e Frankfurtit, Gjermani, mbas nji alarmi për bombë.

Lajmi bahet i ditun nga mediat ndërkombëtare, të cilat thonë se të gjithë pasagjerëve u asht kërkue që të largohen nga niveli 1 dhe 2.

Policia ka shkue në vendin e ngjarjes dhe ka nisë hetimet në lidhje me këtë alarm, ndërsa mësohet se janë ndalue pasagjerë që kishin eksplozivë me vete.