Alarmante, 21 milionë njerëz janë të skllavnuem në botë!

Sot asht Dita Botnore për Zhdukjen e Varfnisë, e cila ka për qëllim me terheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavnisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e femive, martesat e detyrueme dhe rekrutimi me forcë i femive për përdorim në konfliktet e armatosuna.

Kombet e Bashkueme thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbanë botën – ma shumë se gjysa e tyne gra dhe fëmi – janë të skllavnuem.

Me rastin e kësaj dite, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon, ka dhanë këtë deklaratë:

“Çdo ditë, në krejt rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Femijët punojnë në miniera dhe thithin pluhun toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen n’ushtarë dhe detyrohen me vra e me torturue”, ka thanë ai.

Dita Ndërkombëtare Kundër Skllavnisë, shenon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkueme për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit prej të tjerëve.