Alarmante: 2609 lopë të prekuna nga sëmundja e gungores, sa janë të ngordhuna!

Sëmundja e lëkurës te kafshët, ajo e Gungores tanima asht përhap në krejt komunat e Kosovës.

Derisa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk ka vaksina, nga kjo sëmundje janë prek 2609 krena lopësh.

Simbas statistikave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, deri tash nga 156 ferma të lajmërueme, janë 2609 krena janë prek nga sëmundja e Gungores, prej tyne 321 me shenja klinike të qarta dhe 49 lopë të ngordhuna.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci në nji intervistë për KosovaPress, tha se për nji periudhë të shkurtë kohore do të sigurohen edhe vaksinat për të parandalue këtë sëmundje.

Ai ma tej tregoi që 25 mijë doza të vaksinave të cilat ishin sigurue nga Komisioni Europian, në rend të parë janë shpërnda për krejt kafshët në Komunën e Kamenicës, e cila asht konsiderue zona e parë, ku ka shpërthye kjo sëmundje.

Gjinovci ka tregue se numrat e kafshëve të prekuna po lëvizin çdoherë tue shënue rritje.

“Është sëmundje e cila është duke u përhapur dita e ditës, thuajse në gjithë territorin e vendit dhe të gjitha komunat. Informacionet të cilat vijnë nga terreni, numrat ndryshojnë dhe lëvizin, gjithherë është duke shkuar duke u rritur numri. Në kuadër të kësaj edhe numri i kafshëve të cilat kanë ngordhur deri më tani është 49 çka do të thotë që ky numër do të ndryshoj apo do të ndryshoj nesër, pasnesër dhe ditëve në vijim”, tha Gjinovci.

Gjinovci tha se janë tue punue që të sigurohen vaksinat dhe në mënyrë që të bahet vaksinim masiv në gjithë territorin e vendit.

Sëmundja e Gungores prek vetëm gjedhet, dhe nuk prek specie tjera të kafshëve, e as shëndetin publik.