Alarmante: 68 për qind e grave kosovare kanë përjetue dhunë në familje!

Gratë e Kosovës kanë marshue sot në rrugët e Prishtinës për me shpreh kundërsthimet për dhunën ndaj grave.

Ky marsh asht zhvillue në Ditën e Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Marshi me moton “Nuk ka arsyetim” asht përmbyll me vendosjen e broshurave me citime me dhunën ndaj grave nëpër rrethojat e Qeverisë dhe Kuvendit.

Adelina Berisha, nga Rrjeti i Grave tha se 68 për qind të grave në Kosovë kanë përjetue dhunë në familje dhe mbi 64 për qind e tyne  kanë përjetue ngacmim seksual.

Ajo ma tej shtoi se kanë organizue këtë marsh protestues për me ba thirrje me u luftue dhuna në baza gjinore.