Alarmante: Rastet me kancer janë rritë për 80 për qind mbas luftës

Profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, ka ba të ditun se mbas nji hulumtimi me studentë kanë ardh në përfundim se rastet e kancerit të gjakut janë shtue për 80 për qind mbas luftës në Kosovë.

“Ne hulumtim na doli se incidenca ( numri i rasteve ne 100.000 banore) ne periudhen 2012-2015 asht 80% ma e madhe krahasue me periudhen 1995 – 1998. Kur analizuem semundjet na doli se prej te gjitha kancereve te gjakut incidenca e leukemise asht rritë për 66.2% ndersa incidenca e lymfomave asht rritë për 75%”, ka ba të ditun profesoresha, shkruen Gazeta Shneta.

Hulumtimi asht zhvillue në Klinikën Interne dhe atë të Pediatrisë në QKUK.

“Qellimi i ketij hulumtimi asht verifikimi i rritjes se kancereve te gjakut të cilën krejt po e shohim por edhe hulumtimi i lidhshmenisë në mes të kancereve të gjakut numrit të vendeve të godituna me uranium te varfnuem.”

Të dhanat e publikueme deri tash janë vetëm në vija të trasha, ndërsa pritet m’u publikue i tanë hulumtimi në ditët në vazhdim.